Lajme Zone
Kurti udhëton drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris
BotëTelegrafi

Kurti udhëton drejt Francës, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në Francë, Kurti do të marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Në margjinat e Forumit të Paqes, kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.Po ashtu, gjatë vizitës së tij janë paraparë takime edhe me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.