Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk po e respektojnë marrëveshjen e arritur mes dy partive për zgjedhjen e presidentit.Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e grupit multietnik, që ishte aranzhuar më herët, derisa i kishte njoftuar ata për bisedimet dhe marrëveshjen me LDK-në, si dhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. “Ata ndajnë keqardhjen me të gjithë neve që kjo nuk po mund të realizohet, për shkak se gjashtë deputetë nga LDK-ja nuk e respektojnë këtë marrëveshje”, tha Kurti.Ai tha se LVV-ja do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur zgjedhjet e reja.“Do të vazhdojmë të ecim tutje duke u përpjekur t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kurti. Përfn takimi, Abdixhiku: Numrat për zgjedhjen e presidentit, për momentin nuk janë Kreu i LVV-së tha se, pavarësisht zhvillimit negativ të djeshëm, marrëveshja me LDK-në ka sjellë progres sa i përket numrit të votave për zgjedhjen e presidentit.“Dje pasdite ndodhi një zhvillim negativ, por kemi pasur progres dhe në këtë legjislaturë jemi më mirë sesa në të kaluarën sa i përket numrit të votave për president. Feride Rushiti ka pasur 64, tash Bekim Sejdiu ka 74”, tha ai.Kurti bëri të ditur se do të zhvillojë konsultime të brendshme me kryesinë e VV-së. Pas Abdixhikut, Kurti takohet me deputetët e komuniteteve Ai tha gjithashtu se gjatë takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun është njoftuar për situatën aktuale brenda partisë, ndërsa edhe ai e ka njoftuar Abdixhikun për zhvillimet në VV.“Ne vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se përpara. Shohim çfarë mund të bëjmë në ditët në vijim”, ka theksuar Kurti.

