Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua këtë të mërkurë me shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes, i cili konfirmoi përkushtimin e misionit për dialog konstruktiv me institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë. Ky ishte takimi i parë mes Kurtit dhe Lopes që prej marrjes së detyrës nga ky i fundit. EULEX-i e cilësoi takimin si “të frytshëm”. LEXO edhe...Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve Sipas EULEX-it, Lopes “konfirmoi përkushtimin e EULEX-it për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me homologët e tij të sundimit të ligjit për ta çuar përpara llogaridhënien institucionale, drejtësinë dhe stabilitetin afatgjatë për të gjitha komunitetet”. Takimi vjen në një kohë kur Komisioni Evropian ka përsëritur qëndrimin e tij për Urën e Ibrit, duke kërkuar koordinim të mirëfilltë dhe konsultime mes komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës përpara hapjes së saj. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, deklaroi më 18 gusht se Policia e Kosovës duhet të sigurojë të gjitha komunitetet, duke vepruar në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Hipper rikujtoi se Ura e Ibrit aktualisht është e kalueshme për këmbësorët, ndërsa qarkullimi i automjeteve ende nuk lejohet. Ajo tha se janë ndërmarrë hapa për këtë çështje, por BE-ja vazhdon të presë koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota. Qëndrimi i Komisionit Evropian u bë publik pasi KFOR-i njoftoi më 10 gusht se kishte nisur “tranzicionin gradual” të pranisë së tij të përhershme në urë. Ura kryesore mbi lumin Ibër lidh Mitrovicën e Jugut, ku shumicën e përbëjnë shqiptarët, me Mitrovicën e Veriut, të banuar kryesisht nga serbët. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë pjesë e mekanizmit të sigurisë me tre nivele në Kosovë, ku Policia është reaguesi i parë, EULEX-i i dyti dhe KFOR-i i treti. U.D/ReportTv.al eulex kosove Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.3% Vota total: 4113 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

