Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur edhe të premten se do të mbetet ne opozitëduke kërkuar njëkohësisht që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një letre drejtuar Albin Kurtit të premten, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij ishte bërë i qartë edhe në takimin e 10 korrikut dhe në përgjigjen e 3 gushtit. “Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, thuhet në letrën e Hamzës.Kreu i PDK-së i ka kërkuar Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përfundimin e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatin e përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.“Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”, thuhet në letër.Hamza ka konfirmuar se PDK-ja do të japë votat e saj për përfundimin e procesit të konstituimit të legjislativit.“Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamza. /Telegrafi/

