Lajme Zone
PDK refuzon takimin me Albin Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
PolitikëTop Channel

PDK refuzon takimin me Albin Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke i bërë thirrje që të fokusohet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë.

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke i bërë thirrje që të fokusohet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë. Kurti ka ftuar në takim liderët e partive të tjera politike, në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar situatën politike dhe hapat e ardhshëm për funksionimin e institucioneve.

Sipas informacioneve të fundit, një takim mes Kurtit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet sot rreth orës 13:30.

Ndërkohë, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëse do t’i përgjigjet ftesës për takim.

PDK ka deklaruar se prioritet duhet të jetë krijimi i institucioneve të reja dhe respektimi i afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke mos e konsideruar të nevojshëm një takim politik në këtë fazë. Top Channel