Lajme Zone
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
PolitikëTelegrafi

Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke e ftuar në një takim për të diskutuar konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke e ftuar në një takim për të diskutuar konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.Në letrën drejtuar Gjinit, Kurti ka uruar deputetët e Aleancës për dhënien e betimit, ndërsa ka theksuar nevojën për bashkëpunim ndërmjet forcave politike për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit. “Konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të (zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisë së Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë dhe e Presidentit) kërkon bashkëveprim e bashkërendim të të gjithë neve. Pluralizmi politik në demokraci është konkurrencë me bashkëpunim”, ka shkruar Kurti.Takimi Kurti-Abdixhiku - s'ka marrëveshjeAi ka propozuar që takimi të mbahet të premten në orën 16:00 në Zyrën e Kryeministrit, ndërsa ka ofruar edhe mundësinë që të udhëtojë në Gjakovë për takim me Gjinin.“Andaj ju ftoj që të takohemi sot pasdite në ora 16:00 në Zyrën e Kryeministrit. Po ashtu, në mbrëmje mund të vij unë në Gjakovë”, ka shkruar Kurti.Megjithatë, Gjini e ka refuzuar ftesën, duke thënë se qëndrimet e Aleancës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë bërë të ditura më herët.“Qëndrimet e Aleancës dhe të miat në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë bërë të qarta më shumë se një herë. Jam i bindur se ju i dini ato, prandaj nuk shoh asnjë nevojë që të takohemi për këtë çështje”, ka deklaruar Gjini.Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentinKreu i Aleancës ka thënë se, ndonëse pajtohet se demokracia kërkon bashkëpunim, nuk pajtohet me rrugën politike të Kurtit.“Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë”, ka shkruar ai.Në fund të përgjigjes, Gjini ka shprehur dyshimin se ftesa e Kurtit mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një narrativë për mungesë bashkëpunimi nga opozita. Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së“P.S. këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të rradhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim”, ka shkruar Gjini.Kurti, ndërkaq, në letrën e tij ka thënë se Vetëvendosje mbetet e gatshme për komunikim dhe bashkëpunim me Aleancën.“Mund të llogarisni çdo herë në komunikim të rregullt dhe bashkëpunim kolegial me ne për të mirën e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/