Lajme Zone
Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshje për presidentin, zbulohet emri i kandidatit për postin
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshje për presidentin, zbulohet emri i kandidatit për postin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përfunduar takimin e radhës për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke arritur një marrëveshje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përfunduar takimin e radhës për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke arritur një marrëveshje. Pas negociatave mes dy palëve, është vendosur që kandidati për postin e presidentit të jetë Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Para takimit, Kurti u shpreh optimist se palët mund të gjenin një dakordësi, duke theksuar se ekzistonte vullnet i mirë dhe mundësi reale për një marrëveshje.

“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje”, deklaroi Kurti para hyrjes në takim.

Ndërkohë, Abdixhiku, i cili mbërriti në Kuvend para Kurtit, nuk dha deklarata për mediat para nisjes së bisedimeve.

Marrëveshja pritet të hapë rrugën për procedurat parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Top Channel