Lajme Zone
Kurti del me emër të ri për presidentin, propozon akademiken Justina Pula
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kurti del me emër të ri për presidentin, propozon akademiken Justina Pula

Emri i Shiroka Pulës vjen pas disa kandidaturave të diskutuara gjatë ditës. Fillimisht në garë ishte Bekim Sejdiu, i cili më pas u tërhoq. Pas tërheqjes së tij, Kurti riktheu në diskutim emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit, të propozuar edhe më herët, por pa arritur një marrëveshje me partitë e tjera.

Pula-Kurti Albin Kurti ka dalë sërish para mediave në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit, duke propozuar këtë herë Justina Shiroka Pulën për kreun e shtetit. Pas tërheqjes së Bekim Sejdiut dhe rikthimit më herët të emrave të Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit, Kurti kërkon tashmë mbështetje për akademiken Shiroka Pula. Kryeministri i ka qëndruar ndërkohë propozimit të tij që fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas PDK-ja të jetë në sallë për zgjedhjen e presidentit. Kryeministri Albin Kurti ka dalë sërish në konferencë për media, këtë herë duke hedhur në tryezë një emër të ri për presidente të Kosovës. Në përpjekjen e radhës për të arritur një marrëveshje para skadimit të afatit kushtetues, ai ka propozuar Justina Shiroka Pulën për postin e kreut të shtetit.

Emri i Shiroka Pulës vjen pas disa kandidaturave të diskutuara gjatë ditës. Fillimisht në garë ishte Bekim Sejdiu, i cili më pas u tërhoq. Pas tërheqjes së tij, Kurti riktheu në diskutim emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit, të propozuar edhe më herët, por pa arritur një marrëveshje me partitë e tjera.

Tashmë kryeministri ka dalë me një kandidaturë tjetër, atë të Justina Shiroka Pulës, ndërsa i ka qëndruar propozimit të bërë më herët për mënyrën se si duhet të procedohet në Kuvend: fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas PDK-ja të jetë në sallë për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ky qëndrim erdhi pasi gjatë ditës Kurti kishte lëvizur nga propozimi i tij fillestar. Në fillim ai kërkonte që presidenti të zgjidhej i pari dhe më pas të votohej ligji për Specialen. Më vonë pranoi kërkesën e PDK-së që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohej i pari, duke kërkuar nga Bedri Hamza angazhim për votat e nevojshme për presidentin.

Hamza e refuzoi kushtëzimin, duke deklaruar se PDK-ja është për votimin e ligjit, por se zgjedhja e presidentit duhet të vijë pas një marrëveshjeje mes palëve.

“Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre”, deklaroi Hamza.

Me daljen e fundit, Kurti nuk është tërhequr nga formula që Specialja të votohet e para, por ka sjellë një emër të ri në përpjekje për të siguruar praninë dhe votat e nevojshme në Kuvend për presidentin.

Propozimi i Kurtit ka një element të rëndësishëm politik: emri i Justina Pulës ishte diskutuar më herët pikërisht brenda PDK-së për postin e presidentes.

Në mars, mediat shkruanin se Pula ishte emri që kishte mbështetjen më të madhe në diskutimet brenda PDK-së për një presidente konsensuale. Megjithatë, partia nuk e zyrtarizoi kandidaturën dhe vetë Pula deklaronte në atë kohë se nuk kishte pasur asnjë kontakt me PDK-në për këtë çështje.

Justina Shiroka Pula është ekonomiste, profesore universitare dhe akademike. E lindur në Prishtinë në vitin 1953, ajo ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2025 u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë institucion.

Ajo ka edhe një të kaluar në politikë, ku ka mbajtur postin e ministres së Energjisë dhe Minierave dhe ka qenë deputete e PDK.

Propozimi për Shiroka Pulën vjen në orët vendimtare për zgjidhjen e ngërçit. Sot, 6 tetor, është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Palëve u mbeten vetëm orët deri në mesnatë për të arritur një marrëveshje; në të kundërt, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.justina pula kurti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Protesta për Specialen vijon, qytetarët nuk tërhiqen: Në shesh derisa të miratohet ligji! 6 Tetor 2026, 22:0522:05Kosova Sërish protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë miratimin e Ligjit për Specialen 6 Tetor 2026, 21:2321:23Kosova Kosova drejt zgjedhjeve, dështon tentativa e fundit Kurti-Hamza për presidentin 6 Tetor 2026, 20:5420:54Kosova Hamza refuzon kushtin e Kurtit për presidentin: Specialja nuk është çështje vetëm e PDK-së 6 Tetor 2026, 20:3920:39Kosova Kurti ndryshon ofertën: Votojmë të parin ligjin për Specialen, Hamza të garantojë votat për presidentin 6 Tetor 2026, 20:0520:05Kosova “Albin, eja në Kuvend”, Çitaku thirrje Kurtit: Votojeni ligjin, kanë mbetur vetëm pak orë 6 Tetor 2026, 19:0619:06Kosova