Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar në fjalën e tij në takimin me homologun shqiptar Ferit Hoxha tha se kur hebrenjtë përndiqeshin në Europë, Shqipëria i shpëtoi. Sa’ar theksoi se miqësia shqiptaro-izraelite i ka rrënjët në histori. Falënderoi Shqipërinë për qëndrimin zyrtar antisemit dhe për dënimin e sulmeve të Hamasit dhe Iranit. Gideon Sa’ar: Shqipëria është një vend mik i Izraelit. Miqësia jonë i ka rrënjët në histori. Kur izraelitët përndiqeshin në mbarë Europën, shqiptarët ndihmuan hebrenjtë. Shqipëria ishte i vetmi vend në kontinent që shpëtoi hebrenjtë dhe ne kurrë nuk do e harrojmë këtë gjë. Kryeministri Rama ka dhënë një mbështetje për komunitetin hebre. Dënimi nga Shqipëria të sulmeve të Hamasit kanë shumë rëndësi për Izraelin. Edhe sot, kur hebrenjtë vijnë në Shqipëri, ata janë të mirëpritur. Falënderoj Shqipërinë për mbështetjen ndaj antisemitizmit dhe dënimet për sulmet ndaj Iranit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: izraelit ministri
