Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë”/ Studenti: Muaj proteste të qeta nuk arritën rezultat! Do të vijojmë sa kohë të jetë e nevojshme


“Kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë”

“Kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë” Ka qenë kjo thënie e Viktor Hygo e zgjedhur nga studentët për atë që po ndodh sot në Shqipëri. Revolucioni është e vetmja rrugë e mbetur sipas studentëve për përmirësimin e jetës të të rinjve dhe jo vetëm. Një prej tyre, në një prononcim për News 24 është shprehur se pas muajsh protesta të paqta nuk kishte asnjë rezultat, ndaj ditën e djeshme protesta agravoi. “Muaj proteste të qeta nuk arritën rezultat final sepse askush nuk i dëgjoi. Qeveria duhet të kuptojë se çfarë ne kërkojmë. Nuk dimë ende se si do të vijojë proteste. Do të vijojmë sa kohë të jetë e nevojshme”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb