Lajme Zone
Kuqezinjtë për 3 pikë dhe shumë gola, sonte nga ora 20:45 Shqipëri-San Marino! Maran ndryshon formacionin, ‘të gjithë’ në sulm
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kuqezinjtë për 3 pikë dhe shumë gola, sonte nga ora 20:45 Shqipëri-San Marino! Maran ndryshon formacionin, ‘të gjithë’ në sulm

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve, teksa pret në Air Albania San Marinon. Një kundërshtar që konsiderohet lehtësisht i kalueshëm dhe që mund të ndihmojë kuqezinjtë për vendin e parë, teksa një sy mbetet edhe në përballjen tjetër të grupit mes Bjellorusisë dhe Finlandës. Maran pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime.

Me San Marinon nuk duhen vetëm 3 pikët si detyrim por edhe gola, pasi golavarazhi mund të rezultojë vendimtar në fund. Për këtë arsye Rolando Maran pritet të hedhë një formacion shumë sulmues në sfidën e cila nis sonte nga ora 20:45 në ‘Air Albania’. Ndryshimet në formacionin e mundshëm, të publikuar nga mediat, janë duke filluar nga mbrojtja në kokë të sulmit. I konfirmuar edhe nga vetë trajneri portën do ta mbrojë Mario Dajsinani, ndërsa para tij do të rreshtoje një mbrojtje me 3, Gjimshiti, Kumbulla dhe Mitaj. Në mesfushë pritet të kalojë Pilo në krahun e majtë, ndërsa Uzuni në të djathtin. Në qendër të mesfushës Ramadani dhe Asllani garantojnë organizim dhe forcë. Me tre sulmues pritet ta nisin sfidën kuqezinjtë, Muçi dhe Hoxha nga krahët ndërsa Manaj vijon te jetë pika e referimit. LEXO EDHE:Liga e Kombeve/ Bind Italia e Mancinit, 3 pikë me Turqinë dhe merr vendin e dytë! Franca, katër gola në 14 minuta dhe përmbys Belgjikën Sulmuesi doli në konferencën për shtyp një ditë para sfidës, ku së bashku me Maran nënvizuan se kuqezinjtë duhet të kenë kujdes. “Kur dëgjoj të thuhet ndeshje e lehtë më vijnë drithërimat sepse mund të ketë ndeshje më pak impenjative, por kurrë të lehta. E pamë këtë edhe në ndeshjen e parë me San Marinon kur ulëm ritmin”, tha Maran. “Me shumë gola të bëjmë, më shumë do të jemi të lumtur. Duhet të futemi në fushë fortë, të zhbllokojmë ndeshjen që nga fillimi. Mos të harrojmë ndeshjen kundër Andorrës. Edhe pse ata ishin rival më i dobët se ne, i bëmë gol vetëm në minutën e 80-të. Gjëja kryesore është të sulmojmë fort që në 20 minutat e para. Pastaj ishalla të shënojmë sa më shumë gola, në krahasim se sa kanë bërë ekipet e tjera karshi San Marinos", u shpreh Manaj. Aktualisht Shqipëria mban vendin e dytë në grupin e Ligës së Kombeve me 6 pikë, 1 më pak se Finlanda kryesuese dhe 2 më shumë se Bjellorusia e vendit të tretë. Për duelin kundër San Marinos UEFA ka caktuar arbitra turq, me kryesor Mehmet Turkmen. K.T./SI.E./Shqiptarja.com TAG: Rolando Maran Liga e Kombeve kombetarja shqiptare Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2865 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?