Sot u zhvilluan 13 ndeshjet e radhës të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku u realizuan plot 67 gola.
Sfidat e këtij raundi sollën edhe surpriza të mëdha me eliminimin e dy ekipeve të Kategorisë së Parë. Eagle befasoi Burrelin duke e mposhtur 3-2, ndërsa Butrinti arriti të eliminonte Orikun me rezultatin 2-1.
Ndërkohë, Shiroka shtangu Lushnjën në shtëpinë e kësaj të fundit duke i shkaktuar një humbje të thellë 4-0.
Në përballjet e tjera nuk munguan goleadat, ku Laçi triumfoi 8-2 ndaj Këlcyrës dhe Pogradeci mposhti Delvinën 7-0.
Skuadrat e kualifikuara sot u bashkohen Skënderbeut, Flamurtarit dhe Besëlidhjes që prenë biletën një ditë më parë.
Të gjitha ekipet fituese presin tashmë hedhjen e shortit për të mësuar përballjet e fazës së 1/16-tave.
TURI I PARË I KUPËS SË SHQIPËRISË
Bylis 4-1 Albpetrol
Laçi 8–2 Këlcyra
Pogradeci 7–0 Delvina
Iliria 4–3 Veleçiku
Besa 4–1 Devolli
Kastrioti 3–1 Luz i Vogël
Burreli 2–3 Eagle
Korabi 2–1 Tërbuni
Luftëtari 5–0 Tomori
Kukësi 3–2 Erzeni
Apolonia 3–1 Maliqi
Lushnja 0–4 Shiroka
Oriku 1–2 Butrinti Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

