Lajme Zone
“Kupa e Botës nuk është në shitje”, UEFA kërcënon FIFA-n me bojkot të të gjithë Botërorëve
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Kupa e Botës nuk është në shitje”, UEFA kërcënon FIFA-n me bojkot të të gjithë Botërorëve

Një përplasje e paprecedentë ka shpërthyer mes UEFA-s dhe FIFA-s, pasi 55 federatat evropiane kanë votuar unanimisht për të bojkotuar të gjitha kompeticionet e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj, femra dhe Botërorin e Klubeve, nëse miratohet plani për t'u shitur aksione investitorëve privatë.

Një përplasje e paprecedentë ka shpërthyer mes UEFA-s dhe FIFA-s, pasi 55 federatat evropiane kanë votuar unanimisht për të bojkotuar të gjitha kompeticionet e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj, femra dhe Botërorin e Klubeve, nëse miratohet plani për t'u shitur aksione investitorëve privatë.

Vendimi u mor në një mbledhje urgjente të zhvilluar nga UEFA, pas propozimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për krijimin e një kompanie të re tregtare, e cila do të menaxhojë kompeticionet më të rëndësishme të futbollit botëror dhe do t'u hapë rrugën investitorëve privatë të blejnë pjesë të saj.

Në deklaratën e saj, UEFA ishte e prerë:

"Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si një produkt investimi. Ajo është një nga trashëgimitë më të mëdha sportive të futbollit, e ndërtuar ndër breza nga lojtarët, ekipet kombëtare dhe tifozët në çdo kontinent. Asnjë pjesë e saj nuk duhet t'u dorëzohet investitorëve privatë. Kupa e Botës nuk është në shitje."

Sipas planit të FIFA-s, do të krijohet një filial i ri tregtar, i quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE), ku investitorë të jashtëm do të mund të blejnë aksione në pakicë. Propozimi duhet të miratohet nga 211 federatat anëtare të FIFA-s.

Raportohet se Infantino u ka premtuar federatave deri në 40 milionë dollarë nëse mbështesin projektin, ndërsa afati për të dhënë miratimin është caktuar më 19 shtator.

UEFA e cilësoi mënyrën se si është paraqitur ky projekt si "të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme", duke akuzuar FIFA-n se e ka hartuar planin në fshehtësi, pa konsultim me federatat dhe institucionet që administrojnë futbollin.

Në deklaratë thuhet se federatat kombëtare po përballen me një ultimatum: ose të pranojnë privatizimin e kompeticioneve më prestigjioze të futbollit, ose të përballen me pasojat. Sipas UEFA-s, kjo nuk është një vendimmarrje demokratike, por "qeverisje përmes frikës dhe presionit".

Nëse propozimi i Infantinos miratohet nga shumica e federatave anëtare të FIFA-s, UEFA ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga të gjitha kompeticionet e organizuara nga FIFA, një skenar që do të trondiste themelet e futbollit botëror dhe do të krijonte përçarjen më të madhe në historinë moderne të këtij sporti.