Lajme Zone
“Kunja” kryebashkiakut të Kavajës/ Balla: Në përfundim të mandatit po shkallmon qendrën e qytetit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Kunja” kryebashkiakut të Kavajës/ Balla: Në përfundim të mandatit po shkallmon qendrën e qytetit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot me nota ironizuese drejtuar kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se teksa është në përfundim të mandatit, Qosja ka vendosur të kryejë ndryshime të sheshit kryesor të qytetit. Sipas Ballës, pamja europiane mesdhetare e sheshit qendror do të zëvendësoh

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot me nota ironizuese drejtuar kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.

Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se teksa është në përfundim të mandatit, Qosja ka vendosur të kryejë ndryshime të sheshit kryesor të qytetit.

Sipas Ballës, pamja europiane mesdhetare e sheshit qendror do të zëvendësohet tanimë me asfalt. “Në kulm të sezonit turistik, kryetari me mandat drejt përfundimit i Bashkisë Kavajë ka vendosur të shkallmojë pllakat e gurit që i jepnin një pamje europiane mesdhetare sheshit qendror të Kavajës për ta zëvendësuar me asfalt”,-shprehet Balla./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.