Lajme Zone
Kundërshtuan policinë dhe penguan qarkullimin e makinave, arrestohen 2 persona pas protestës së djeshme
SportEuronews Albania

Kundërshtuan policinë dhe penguan qarkullimin e makinave, arrestohen 2 persona pas protestës së djeshme

Një djalë dhe një grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Një djalë dhe një grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave. Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë Besmir Pula, 27 vjeç, dhe Vera Camaj, 49 vjeçe, pasi gjatë protestës përpara godinës së Ministrisë së Arsimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të Ministrisë, si dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave, duke penguar qarkullimin e makinave. Ndërkohë, 27-vjeçari akuzohet për veprën penale të vjedhjes, të ndodhur 5 ditë më parë, pasi ka vjedhur kaskën e një motomjeti. Njoftimi i plotë i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeçe dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 27.10.2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta, në drejtim të Ministrisë së Arsimit, si dhe se kanë djegur kazanë për mbeturina. Si pasojë u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit. Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, B. P., më datë 23.10.2026, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e motomjetit të shtetasit Xh. C. (me vlerë rreth 1000 euro). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.