Banorët e njësisë administrative Fierzë, në bashkinë Fushë-Arrëz, kundërshtojnë bashkimin me Pukën, sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste. Kryepleqtë e nëntë fshatrave u mblodhën sot në vendin tradicional të kuvendeve, pranë Kishës së Fierzës, nga ku i bënë thirrje qeverisë të rishikojë vendimin për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën. Sipas tyre, ky riorganizim do t'i largojë edhe më shumë shërbimet nga banorët e zonës. Njësia administrative Fierzë ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të Pukës. Banorët e kësaj zone, nga e cila prodhohet një pjesë e rëndësishme e energjisë elektrike për vendin, shprehen se prej 30 vitesh janë lënë në harresë nga qeveritë e ndryshme. Ata theksojnë se degradimi i vazhdueshëm i sistemit arsimor dhe atij shëndetësor ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin masiv të popullsisë. LEXO EDHE:Ben Blushi: Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun? Kryepleqtë e fshatrave të Fierzës deklaruan se do t'i bashkohen protestës së thirrur nga Bashkia Fushë-Arrëz, e cila do të zhvillohet të premten, në orën 17:00. Edhe bashkia kundërshton draftin e propozuar për bashkimin me Pukën. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Shkoder puke reforma territoriale fushe arrez fierze Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 60.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 1258 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
