Lajme Zone
Kundër në grup, por votoi pro 'Territoriales' në Kuvend, Sinaj tregon si iu 'dorëzua' ultimatumit të partisë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kundër në grup, por votoi pro 'Territoriales' në Kuvend, Sinaj tregon si iu 'dorëzua' ultimatumit të partisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka shpjeguar arsyet që e çuan të votonte pro reformës së re territoriale, pavarësisht se në votimin e parë brenda grupit parlamentar ishte shprehur kundër. I ftuar në News24, Sinaj tha se brenda grupit parlamentar të PS-së janë zhvilluar dy votime. Në të parin, ai konfirmoi se kishte votuar kundër reformës, ndërsa në votimin e dytë, kur grupi vendosi q

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka shpjeguar arsyet që e çuan të votonte pro reformës së re territoriale, pavarësisht se në votimin e parë brenda grupit parlamentar ishte shprehur kundër. I ftuar në News24, Sinaj tha se brenda grupit parlamentar të PS-së janë zhvilluar dy votime. Në të parin, ai konfirmoi se kishte votuar kundër reformës, ndërsa në votimin e dytë, kur grupi vendosi që ndarja e re territoriale të mbështetej, ai zgjodhi t’i bashkohej qëndrimit të shumicës. “Dua të sqaroj për të gjithë publikun se në grupin parlamentar të PS-së u bënë dy votime. U bë një votim se kush është pro dhe kush kundër. Unë votova kundër reformës. Mbajta të njëjtin qëndrim, siç bëri dhe kolegu Braçe. Më pas u bë një votim i dytë, se ndarjen e re territoriale do ta votojmë pro si grup parlamentar. Që nga ai moment, nuk kam folur më, i jam bindur grupit parlamentar. Siç i bindet dikush kur punon në një grup të caktuar. Edhe pse mazhoranca ka mendim ndryshe nga ju, ju do t’i bashkoheni shumicës. Unë iu binda disiplinës së partisë, pasi ishte një mendim, një ide, një pikëpamje. Asnjë njeri nuk e vërteton idenë dhe pikëpamjen e vet. Duhet kohë.

Nga krahu tjetër, grupi parlamentar dhe Komisioni i Posaçëm kishin mendimin e tyre. Bashkimi i bashkive të vogla me të mëdha do të ishte fuqizim i këtyre bashkive, në interes të qytetarëve. Ti nuk mund të jesh i sigurt që ideja jote apo ato të qytetarëve janë ato që do t’i vërtetojë koha, ndaj iu bashkova grupit parlamentar. Jo, nuk ka pasur presion. Nuk jam njeri që më bëhet presion, as personalisht dhe as në asnjë fushë. Kam dëgjuar edhe në ndonjë studio ku e kanë lidhur këtë çështje me biznesin, por nuk kam asnjë frikë. Biznesi im është ndër më të rregulltit në këtë vend. Nuk kisha pse të kisha frikë dhe nuk kam pasur asnjë presion. Kam pasur një bisedë konstruktive me kryeministrin dhe drejtuesin e qarkut për mendimet e mia konstruktive. Koha do ta tregojë nëse reforma do të sjellë përfitime për qytetarët.”, tha Sinaj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm