Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kundër investimit të Ujësjellësit, përplasje mes banorëve dhe policisë në Burimas të Maliqit! Një protestues humb ndjenjat (VIDEO)


Banorët e Burimasit në Maliq kundërshtojnë investimin e Ujësjellësit që parashikon dhe furnizimin e fshatit Zvezdë nga burimi i tyre. Kjo me argumentin se do mbeten pa ujë në çezma. Ujësjellësi ka garantuar furnizim të pandërprerë, por banorët sërish kundërshtojnë. Gjatë protestes u shënuan dhe incidente e përplasje me policinë.

MALIQ- Për të tretën herë brenda pak muajsh, banorët e Burimasit në Maliq protestuan kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë. Protesta ka nisur me bllokimin e rrugës dhe pengimin e mjeteve të Shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizime që po punojnë për projektin. LEXO edhe...Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO) Por situata është tensionuar më tej me ndërhyrjen e policisë, duke sjellë përplasje dhe shtyrje mes efektivëve dhe banorëve. Gjatë përplasjes, një prej protestuesve ka humbur ndjenjat. Banorët kanë kërkuar ambulancën, ndërsa ai ka deklaruar se gjendja i ishte shkaktuar nga tensioni dhe tashmë ndjehet mire. Banorët kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi që aktualisht furnizon fshatin Burimas, për ta përcjellë atë drejt Zvezdës. Ata kërkojnë që për furnizimin e Zvezdës të gjendet një tjetër burim, ndërsa thonë se nuk do të lejojnë ndërhyrjen në skemën që furnizon me ujë fshatin e tyre. Përplasja me policinë nuk ka ndryshuar qëndrimin e banorëve, të cilët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe kundërshtimin e punimeve. Nga ana tjetër, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime thotë se projekti është pjesë e një skeme rajonale dhe se nuk do të cenojë ujin e Burimasit. Sipas Thoma Koroveshit, drejtues i Njësisë së Projektimit pranë Ujësjellësit, depoja e Burimasit me kapacitet 200 metër kub ujë, është ndërtuar fillimisht për furnizimin e Burimasit dhe Ormanit. Pas zgjidhjes së furnizimit të Ormanit përmes një investimi të mëparshëm, kapaciteti i kësaj depoje është parashikuar të përdoret për furnizimin me ujë të Zvezdës. Por ky shpjegim nuk i ka bindur banorët. Ata këmbëngulin se nuk do të lejojnë marrjen e ujit nga burimi i tyre dhe kërkojnë një zgjidhje tjetër për furnizimin e Zvezdës. Pas përplasjes me policinë, 3 protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Maliqit per shkak të kundërshtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata pritet të japin deklarimet e tyre në komisariat, ndërsa më pas do të vijojnë veprimet procedural ndaj tyre. R.D/E.H/ReportTv.al policia perplasje uje burimas proteste maliq Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?