Lajme Zone
Kumi, ustallesha e golave i vjedh xhiron një tjetër biznesi
SportJOQ Albania

Kumi, ustallesha e golave i vjedh xhiron një tjetër biznesi

Tashmë pyetja është për Policinë e Tiranës: Çfarë po prisni? Të vijë Kumi t’ju bëjë edhe juve golin, që ta merrni seriozisht kampionatin?

Tashmë pyetja është për Policinë e Tiranës: Çfarë po prisni? Të vijë Kumi t’ju bëjë edhe juve golin, që ta merrni seriozisht kampionatin?

“Ushatllesha e golave”, Kumria ka vendosur të rikthehet sërish në skenë, vetëm pak ditë pasi ishte zhdukur nga qarkullimi, duke dëshmuar edhe një herë se vesi del me shpirtin.

Kumi këtë herë ka mbirë si kërpudhë në një tjetër market dhe, pa humbur kohë, ka vazhduar traditën e saj: sipas denoncimit, i ka bërë “golin” xhiros ditore dhe është larguar.

Por mesa duket, Kumi nuk është nga ato që i pëlqen të ndërrojë skemë. Formula qenka e njëjtë: paraqitet për provë pune, bën sikur po fillon një kapitull të ri dhe që ditën e parë… fillon kapitullin e vjetër.

Pak punë, pak muhabet dhe më pas… “faleminderit dhe mirupafshim”, bashkë me xhiron e ditës.

Dhe kjo nuk qenka hera e parë. Sipas denoncimeve, skema është përsëritur edhe më herët, duke e kthyer “ditën e parë të punës” në ditën e parë të një vjedhjeje të re.

Kumria duket se e ka kthyer proverbin “puna të nderon” në “puna të gjen… xhiron”.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, a mund ta hidhni si rast, te Liqeni i Thatë, erdhi për provë, për ta marrë në punë dhe më vodhi 10000 mijë lekë dhe iku!