Lajme Zone
Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të dyshuara kanabis dhe u sekuestruan 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike.

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të dyshuara kanabis dhe u sekuestruan 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike. Në pranga është vënë një 31-vjeçar me inicialet N. Z., ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, J. M., 43 vjeç. Të dy janë banues në fshatin Mukaj. Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se dy shtetasit kishin kultivuar 42 bimët narkotike në një zonë pyjore të fshatit Mukaj. Gjatë kontrollit në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan edhe 600 gramë lëndë e dyshuar kanabis. Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e 43-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.