Lajme Zone
Kultivoi 135 bimë narkotike në Dukat, arrestohet 33-vjeçari
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kultivoi 135 bimë narkotike në Dukat, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dukat të Vlorës, pasi dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dukat të Vlorës, pasi dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga ka rënë shtetasi H. K., 33 vjeç, banues në Dukat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Afternoon”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Sipas Policisë, arrestimi erdhi pas disa javësh hetime intensive dhe përdorimit të metodave proaktive për dokumentimin e rastit të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit, efektivët e Policisë e kanë kapur 33-vjeçarin në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua si provë materiale. Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të narkotikëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.