Lajme Zone
Zjarret vijojnë të shkatërrojnë pyjet në Pukë, autoritetet në terren në luftë me flakët, pamjet tregojnë katastrofën
Të tjeraTop Channel

Zjarret vijojnë të shkatërrojnë pyjet në Pukë, autoritetet në terren në luftë me flakët, pamjet tregojnë katastrofën

Dhjetëra hektarë pyje po digjen prej orësh në Pukë, ndërsa zjarri vijon të përhapet duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të gjelbërta.

Dhjetëra hektarë pyje po digjen prej orësh në Pukë, ndërsa zjarri vijon të përhapet duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të gjelbërta. Flakët janë përhapur në zonat e Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe mjedisin.

Pamjet e siguruara nga droni tregojnë përmasat e katastrofës, me zona të tëra të përfshira nga zjarri dhe tymi.

Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Top Channel