Policia e Kukësit ka zbuluar një parcelë me 215 bimë kanabisi në fshatin Gështenjë, si dhe ka sekuestruar rreth 3 kilogramë lëndë narkotike. Dyshohet se kultivimi i parcelës është kryer nga një 63-vjeçar dhe djali i tij, M. R., 29 vjeç. Të dy janë shpallur në kërkim, ndërsa efektivët ushtruan kontroll në banesën e 63-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Për këtë rast u vu nën hetim në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, V. R., 52 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. LEXO edhe...Arratisja e një personi nga ‘arresti i shtëpisë’, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre: Nuk kreu veprimet hetimore! Gjithashtu, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” nën hetim dhe edhe kryeplaku i fshatit Gështenjë. Pas zbulimit, e gjithë sasia e bimëve narkotike u asgjësua me djegie. Njoftimi i plotë i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zabeli”. Si rezultat i operacionit, në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, u konstatuan të kultivuara 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Nga hetimet paraprake dyshohet se bimët janë kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M. R., 29 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Gështenjë, të cilët u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e shtetasit F. R., 63 vjeç. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Në vijim, u procedua në gjendje të lirë bashkëshortja e 63-vjeçarit, shtetasja V. R., 52 vjeçe, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Gjithashtu, u procedua penalisht edhe shtetasi S. R., me detyrë kryetar i fshatit Gështenjë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/E.H/ReportTv.al Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 81.4% Jo! 16.2% Disi! 2.4% Vota total: 947 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
