Fermerët e Kukësit kanë pasur një sezon të bollshëm të prodhimit të kumbullave dhe thanave. Halim Elezi është një fermer që pemtoren e tij e ka ngritur para 15 vitesh. Ai thotë se kjo është një mundësi e mirë për të mbajtur familjen.
Halim Elezi tregon se sfidë mbetet pajisja me tituj pronësie, por edhe gjetja e tregut për shitjen e prodhimeve.
Thanat janë një tjetër frut që rritet në pemtoren e Halimit. Vitet e fundit, për shkak të vetive kurative dhe përdorimit në mjekësi, thana është bërë një frut shumë i kërkuar në treg. Halim Elezi ka mbjellë rreth 300 rrënjë drurë frutorë, si kumbulla, thana dhe arra, që gjithashtu pritet të kenë një prodhim të bollshëm.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet fermereKukësKumbullaThana
