Lajme Zone
4 orë në pritje për ngarkim, shoferët përplasen me policët në port
EkonomiJOQ Albania

4 orë në pritje për ngarkim, shoferët përplasen me policët në port

Tensionohet situata në port, ku shoferët e mjeteve kanë nisur të konfliktohen me efektivët e policisë së portit, pas pritjes prej rreth 4 orësh për të ngarkuar mjetet.

Tensionohet situata në port, ku shoferët e mjeteve kanë nisur të konfliktohen me efektivët e policisë së portit, pas pritjes prej rreth 4 orësh për të ngarkuar mjetet.

Sipas dëshmisë së një qytetari, nervozizmi ka shpërthyer pasi shoferët, të lodhur nga pritja e gjatë, kanë nisur t’u bien borive dhe më pas situata është tensionuar me policët.

“Po zihen shoferët e mjeteve me policët e portit sepse i bien borisë, pasi kanë 4 orë që presin të ngarkojnë”, thuhet në mesazhin e dërguar në redaksi.

Pamjet e dërguara tregojnë momentet e tensionit mes shoferëve dhe efektivëve, ndërsa pritja e gjatë ka krijuar radhë dhe ka shtuar nervozizmin në port.