Lajme Zone
Aksident në Farkë, përmbyset kamioni me rimorkio dhe fadromë, plagosen dy persona
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Farkë, përmbyset kamioni me rimorkio dhe fadromë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe, në zonën e Farkës në Tiranë, pranë xhamisë, ku një kamion me rimorkio, që transportonte një fadromë, është përmbysur në rrugë.

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe, në zonën e Farkës në Tiranë, pranë xhamisë, ku një kamion me rimorkio, që transportonte një fadromë, është përmbysur në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake të mbërritura në redaksinë e JOQ, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime në shpatull, ndërsa tjetri në fytyrë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një qytetar që ka dërguar pamjet në redaksi jep edhe një version paraprak mbi mënyrën se si mund të ketë ndodhur aksidenti. Sipas tij, fadroma që transportohej në rimorkio mund të ketë ndikuar në shpërndarjen e peshës së mjetit, duke e ç’ekuilibruar atë, veçanërisht në një pjesë të rrugës ku ka pjerrësi.

“E pashë nga larg, kur u afrova autori iku, s’e di a nga frika apo s’e di. Por ka pas fadromën në rimorkio dhe e ka marrë pesha para dhe e ka ç’ekuilibruar. Është rrëzuar se vjen si dishezë aty”, shprehet qytetari.

Për shkak të përmbysjes së mjetit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar ndjeshëm. Policia Rrugore ka ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe ka devijuar lëvizjen e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të TEG-ut, Elbasanit dhe zonave që lidhen me mbikalimin e Farkës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Deri në një njoftim zyrtar të Policisë së Tiranës, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)