Lajme Zone
Dyshohet se shqiptari i vrau nënën, prek vajza e 46-vjeçares: Askush s’mund të sjellë më te ne
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se shqiptari i vrau nënën, prek vajza e 46-vjeçares: Askush s’mund të sjellë më te ne

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Trebisaçen, në Kalabri, ku 46-vjeçarja Ornella Forastefano humbi jetën pasi u dhunua rëndë dhe u la e plagosur jashtë urgjencës së spitalit.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Trebisaçen, në Kalabri, ku 46-vjeçarja Ornella Forastefano humbi jetën pasi u dhunua rëndë dhe u la e plagosur jashtë urgjencës së spitalit.

Gruaja, nënë e dy fëmijëve, u gjet para spitalit nga mjekët, të cilët ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Por plagët e marra ishin tepër të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Ornella jetonte prej rreth një viti e gjysmë me 42-vjeçarin shqiptar Elvis Metvelaj, i njohur më parë nga autoritetet italiane për çështje të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

Pas ngjarjes, Metvelaj u zhduk dhe u bë i pakapshëm për autoritetet. Ai u ndalua më vonë në portin e Barit, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej drejt Shqipërisë me një traget.

Hetimet po zhvillohen nga karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Kozencës. Sipas elementeve të mbledhura deri tani, autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një femicid të dyshuar, ndërsa marrja në pyetje e 42-vjeçarit pritet të jetë vendimtare për të kuptuar dinamikën dhe motivin e krimit.

Ornella i përkiste familjes Forastefano, një familje e njohur në zonë dhe e përmendur në të kaluarën në kontekste hetimore që lidhen me ’Ndrangheta-n. Megjithatë, deri në këtë fazë, hetuesit nuk kanë bërë të ditur ndonjë lidhje mes këtij konteksti dhe vrasjes së 46-vjeçares.

Pas lajmit tragjik, vajza e saj, Maria Cosentino, publikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e nënës.

“Mami, boshllëku që ke lënë është i pashpjegueshëm. Ende nuk arrij ta besoj, më duket si një makth”, shkroi ajo.

Maria kujton të ëmën si njeriun që ishte gjithmonë pranë saj, jo vetëm si nënë, por edhe si shoqe dhe mbështetja e saj më e madhe.

“Ende kisha nevojë për ty, për mamanë time dhe jo vetëm mamanë, por edhe shoqen time më të mirë”, shkruan vajza.

Në fund të mesazhit, ajo i premton nënës së saj se do të kujdeset për vëllain Ettore dhe do të përpiqet të vazhdojë përpara, edhe pse, siç shkruan ajo, “pa ty nuk do të jetë kurrë më e njëjta gjë.”