Lajme Zone
Kujtim Shala u propozua për nënkryetar, Kërçeli: Refuzoi bashkëpunimin me Kurtin e tash kërkon votat e LVV-së
PolitikëTelegrafi

Kujtim Shala u propozua për nënkryetar, Kërçeli: Refuzoi bashkëpunimin me Kurtin e tash kërkon votat e LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka kritikuar deputetin e LDK-së, Kujtim Shala, lidhur me kandidaturën e tij të pritshme për nënkryetar të Kuvendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka kritikuar deputetin e LDK-së, Kujtim Shala, lidhur me kandidaturën e tij të pritshme për nënkryetar të Kuvendit.Kërçeli ka rikujtuar deklarimet e mëhershme të Shalës lidhur me qëndrimin ndaj bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. “Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për t’u bërë nënkryetar”, ka shkruar Kërçeli.Ai ka vënë në pikëpyetje mbështetjen që Shala pret nga deputetët e LVV-së.“Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, ka shkruar Kërçeli. /Telegrafi/