Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kontestuar kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.Në një deklaratë për Telegrafin, Shala ka thënë se Qeveria është votuar nga një Kuvend që, sipas tij, ende nuk është i konstituuar plotësisht. “Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese”, ka deklaruar Shala.Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me proceduraAi është thirrur në Kushtetutën e Kosovës, duke theksuar se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve.“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka thënë Shala./Telegrafi/

