Lajme Zone
Të tjeraEuronews Albania

Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën


Alergjitë nuk kanë më një stinë të përcaktuar, ato janë gjithëvjetore. Përgjatë stinës së verës, alergjitë nga polenet u kanë lënë vendin alergjive ushqimore, atyre nga pickimet e insekteve, por edhe alergjisë nga dielli.

Alergjitë nuk kanë më një stinë të përcaktuar, ato janë gjithëvjetore. Përgjatë stinës së verës, alergjitë nga polenet u kanë lënë vendin alergjive ushqimore, atyre nga pickimet e insekteve, por edhe alergjisë nga dielli. Kur flitet për alergjinë ushqimore, shefi i Shërbimit të Alergologjisë në QSUNT, Mehmet Hoxha, thotë se frutat e thata dhe frutat e detit njihen për efektet e forta të tyre. Personat alergjikë ndaj ushqimeve të ndryshme janë të njohur tashmë me problemin, ndaj me dy këshilla të thjeshta ata mund të shmangin çdo situatë. Diagnostikimi si duhet me anë të testeve laboratorike dhe trajtimi në rastet e alergjive, sipas mjekëve, mbetet pika kryesore e parandalimit edhe të rasteve fatale.