Aktivisti Migen Qiraxhi në studion e “News24” analizoi zhvillimet në vend duke u ndalur te protesta dhe dhuna policore ndaj të rinjve. Gjatë intervistës, Qiraxhi u shpreh se protesta i ka dhënë qartë, mesazhet dhe kërkesat. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ka tentuar ta shtypë protestën me dhunë, por theksoi se nëse nuk ka dorëheqje, revolta do të jetë edhe më e madhe. “Sot mund të lindë e drejta të gjithë studentëve, të formojnë listat e tyre. Ditët e fundit ka një lëvizje studentore kombëtare dhe po mhet të krijojë struktura organizimi të studentëve në çdo fakultet. A do mundet të prodhojë alternativë këtë nuk e di. Studentët në Serbi vërtet prodhuan alternativë por në lista nuk ishin ata. Në vendin tonë këtë se kush do ta bëjë, apo do këtë nevojë ta bëjnë pedagogët, apo studentët do krijojnë një forcë tjetër, këtë nuk di. Por këto duhet të zhvillohen”, tha ai. Gjatë intervistës, theksoi se masa e prezantuara nga kryeministri duke thënë është dëshmi e një shteti që nuk është serioz. “Me atë që më kanë parë sytë mua, kam parë trima që nuk frikësohen për asgjë. Nëse më parë mendonin që shqiptarët nuk reagojnë, protesta e flamingove tregoi se dinë të reagojnë dhe kanë qëndrueshmëri. Në protestën e studentëve ishin aq shumë të rinj sa është e paimagjinueshme sa mund të trembësh dikë që nuk ka asgjë. Por qeveria e ka intensifikuar në mënyrë të paligjshme shtypjen e kësaj proteste. Kjo është dëshmi e një shteti që nuk është serioz për t’u marrë me problemin. Protesta i ka kthyer të gjithë brendin që qytetarët apo ndërkombëtarët kishin krijuar për Ramën. Kuptuam që shqiptarët janë shumë herë më të integruar se kryeministri. Edhe njerëzit më të afërt të kryeministrit kanë një lloj lëshimi të tij. PS është në hall…”, tha aktivisti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: migen qiraxhi
