Lajme Zone
EkonomiReport TV

Kuçovë/ Fermerët nuk gjejnë treg për vajin e ullirit, përgjysmohet çmimi i vajit! Nga 800 në 400 lekë për litër


Në Kuçovë fermerët nuk gjejnë treg për të shitur vajin e ullirit. Nga 800 lekë/litër, çmimi ka rënë në 400 lekë. Sipas tyre, shkaku kryesor është ndërprerja e eksporteve me Italinë. Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi kanë sasi të medha vaji në stok, ç’ka po i çon drejt falimentimit.

Prodhimi i bollshëm i ullirit këtë vit nuk është shoqëruar me të ardhura për fermerët e Kuçovës. Mungesa e tregut ka bërë që çmimi i vajit të përgjysmohet. Nga 800 lekë per liter qe shitej vjet, sivjet ka rene ne 400 lekë per litër. “Para një viti, vaji shkoi në 8 mijë lekë të vjetra litri. Mirëpo, tani, duke u shtuar sasia, bie çmimi. Sivjet shitet me 4 mijë ose 5 mijë lekë të vjetra litri. Nuk ka treg. Nëse nuk hapet tregu jashtë, duhet të ndërhyjë shteti për të gjetur tregje”.- shpreh njëri prej fermerëve. LEXO edhe...'Qyteti i dehur', Anastas Konstandin prezanton ekspozitën në Berat! Piktorët: Të kujton gjëra të vjetra dhe fëmijërinë tonë Pronaret e fabrikave thonë se kanë tentuar t’i lidhin fermerët me restorantet, por kërkesa mbetet shumë më e ulët se prodhimi. “Nuk kemi arritur të finalizojmë një marrëveshje konkrete për të përputhur sasinë që prodhohet me kërkesën e tregut. Prodhimi është shumë i madh, ndërsa kërkesa në tregun e brendshëm është më e ulët.”- thanë ata. Edhe çmimet në tregjet ndërkombëtare janë ulur, duke e bërë të vështirë shitjen e vajit shqiptar me një çmim që mbulon koston e prodhimit. Përveç krizës së tregut, fermerët ne fshatin Velagosht nuk kane as rruge per te nxjerr prodhimin ne tregun vendas. “Janë 2 km pa asfalt. Kalon vetëm makina 4x4, jo makinat e vogla. Shkatërron makinen në këtë rrugë.”- tha njëri fermer. “Unë kam 2 tonë vaj, ku do t'i çoj? Kështu jemi të falimentuar. Jemi zero.”- u shpreh një tjetër. Qarku i Beratit, ku përfshihet edhe bashkia Kuçovë, renditet ndër zonat kryesore prodhuese në vend. Sipas statistikave të INSTAT-it për vitin 2025, prodhimi në këtë qark arriti në rreth 24 mijë tonë ullinj, duke u pozicionuar në vendin e tretë në rang kombëtar, pas Fierit dhe Elbasanit. A.C/A.Hl/ReportTv.al Berat Vaji i ullirit kucove Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj si drejtues politik të Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 72.3% Të gabuar 27.7% Nuk e di 0% Vota total: 47 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj si drejtues politik të Tiranës, si e vlerësoni?