Lajme Zone
Kthjellime dhe vranësira të pakta, ja parashikimi i motit për sot
Të tjeraSyri

Kthjellime dhe vranësira të pakta, ja parashikimi i motit për sot

Moti gjatë ditës së somte do të vijojë të jetë i qëndrueshëm në të gjithë vendin, kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare.

Moti gjatë ditës së somte do të vijojë të jetë i qëndrueshëm në të gjithë vendin, kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shfaqen kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites, më të theksuara në relievet malore.Lexo edhe:Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Ato mund të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, në formën e pikave, kryesisht gjatë mesditës. Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga jugperëndimi-veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.