Lajme Zone
Kthjellime dhe vranësira mesatare – Ja si do të jetë moti këtë 15 shtator
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kthjellime dhe vranësira mesatare – Ja si do të jetë moti këtë 15 shtator

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë.

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe jugore të vendit.Lexo edhe:Faza e dytë e regjistrimit/ ‘Çorbë’ në U-Albania, çaktivizohet opsioni i kuotave të lira Në relievet kodrinore dhe malore në Lindje dhe Jug, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara. Era do të jetë e lehtë, me drejtim kryesor nga Verilindja në Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.