Lajme Zone
Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
KulturëCNA

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...

Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës, sipas SHMU. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.