Francesco Totti, i cili pak ditë më parë mbushi 50 vjeç, në një intervistë për Corriere dello Sport ka folur për shumë detaje të karrierës së tij, por mbi të gjitha është ndalur tek dy tema të veçanta. Rikthimi te Roma dhe numri 10 për Paolo Dybala-n, i cili aktualisht ka numrin 21 në fanellë. "Dështimi për t'u rikthyer në klub me amerikanët? Gjithmonë duhen dy palë për të bërë martesën. Dhe për fat të keq ndodh. Martohesh dhe ndahesh. Një fillim dhe një fund si me të gjitha gjërat, mendoj, apo jo? Unë lashë një rol ekzekutiv edhe pse kisha tre vjet të mbetura në kontratën time dhe dua ta theksoj këtë. Nëse më duhet të qëndroj në klub pa bërë asgjë, largohem. Unë nuk vjedh para,"-tha fillimisht Totti. "Numri 10 për Dybala? Nuk ia jep dikujt vetëm sepse ka luajtur pesë, gjashtë ose shtatë ndeshje të mira. Gjithmonë kam thënë se duhet të ndërtosh një rrugë që e lejon lojtarin të qëndrojë te Roma për shumë vite. Nuk ka numra 10 të përkohshëm. Në fund të fundit, vendimi nëse do t'ia japësh numrin 10 Dybala-s, Marco-s, apo Luca-s, varet nga klubi." LEXO EDHE:‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi Për 24 vite, deri në 2017, Francesco Totti luajti futboll vetëm me klubin e Romës, duke shënuar 307 gola dhe duke dhënë 205 asist. Ai është legjendë e këtij klubi dhe më vonë mori një rol drejtuesi, por që e braktisi, pasi nuk kishte fuqi vendimarrëse. Dëshira e tij për të kontribuar te Roma mbetet, por ai thotë se nuk mund ta bëjë përsa kohë drejtuesit aktual nuk i propozojnë një rol të mirfilltë. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: francesco totti Paolo Dybala roma Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3852 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
