Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku sot do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë. Prokurorja e Specializuar e Hagës, Kimberly West dhe Hashim Thaçi Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale për rastin e dytë ku akuzohet ish-presidenti Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi.
Në sallën e gjyqit ndodhet vetëm ish-presidenti Thaçi, derisa Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë të kyçur përmes video-lidhjeve.
Në seancë kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke ngritur pretendime për përpjekje për pengimin e procesit gjyqësor.
Në fjalën hyrëse, kryeprokurorja tha se ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi përballet me akuza të rënda në rastin e parë të gjykimit në Hagë, madje shton, se ish-presidenti, sipas saj, mund të dënohet për një kohë të gjatë. “Kjo është një çështje gjyqësore, sa e thjeshtë, po aq e komplikuar. Nga një anë, kemi çështjen për një person që po përballet me akuza të rënda dhe mundësinë për t’u dënuar për një kohë të gjatë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij ai u përpoq ta pengonte këtë proces, duke ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve, dhe u kap, u kap me shumë orë incizime dhe dokumente që konfirmojnë incizimet në fjalë.
...Në anën tjetër, kjo na kujton se sa vigjilentë duhet të jemi vazhdimisht sepse është e nevojshme ta mbrojmë integritetin e procesit kundër atyre që përpiqen ta devijojnë atë. Të përballesh me akuza përfshirë krime kundër njerëzimit, dhe krime lufte, dhe duke qenë në paraburgim pjesërisht për shkak të rrezikut të pengimit, Hashim Thaçi udhëzoi bashkë të akuzuarit, shokët e devotshëm, luaristët e patundur, dhe ish-vartësit, që të shënjestronin dëshmitarë, dëshmia e të cilëve, sipas tij, ishte vendimtare për përfundimin e kësaj çështje gjyqësore për krime lufte”, u shpreh ajo.
Ajo ka thënë se Thaçi, përballë akuzave të rënda dhe mundësisë për një dënim të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka tentuar të pengojë procesin.
Sipas saj, gjatë hetimeve janë sekuestruar materiale të shumta, përfshirë dokumente dhe prova të tjera, të cilat, sipas Prokurorisë, dëshmojnë për përpjekjet për ndërhyrje në proces.
“U kap me shumë orë inicizime e dokumente. Kjo na kujton sesa vigjilent duhet të jemi vazhdimisht, sepse është e nevojshme të mbrojmë integritetin e procesit ndaj atyre që tentojnë ta dëmtojnë atë”, ka thënë West.
Sipas aktakuzës, midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve.
Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi bëri marrëveshje me Hajdredin Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara.
Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet.hashim thaçi përballet me akuza të rënda do të dënohet gjatë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare 10 Shtator 2026, 08:3708:37Kosova Ngërçi politik, Kurti fton Hamzën dhe Abdixhikun në takim për nënkryetarët e Kuvendit 9 Shtator 2026, 22:0822:08Kosova Nënkryetarët, pengesa e re në formimin e institucioneve të Kosovës 9 Shtator 2026, 15:2015:20Kosova Haxhiu u zgjodh kryeparlamentare, provokon deputeti në Kuvendin e Kosovës: Në emër të “popullit serb” 9 Shtator 2026, 14:5014:50Kosova Debat në Kuvendin e Kosovës për propozimin e Listës Serbe, Gërvalla: E papranueshme 9 Shtator 2026, 13:3813:38Kosova Pas zgjedhjes së Haxhiut, ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës; partitë përplasen për votimin e nënkryetarëve 9 Shtator 2026, 12:1012:10Kosova

