Lajme Zone
Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Paqes në Itali
BotëCNA

Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Paqes në Itali

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë po merr pjesë në takimin Ndërkombëtar të Paqes me temë: “Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse” që zhvillohet në qytetin e Assisit në Itali. Takimi është organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio dhe përkon me 40-vjetorin e nismës historike të nisur nga Papa Gjon Pali II në vitin 1986 dhe zhvillohet nga 25-27 tetor 2026. N

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë po merr pjesë në takimin Ndërkombëtar të Paqes me temë: “Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse” që zhvillohet në qytetin e Assisit në Itali.

Takimi është organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio dhe përkon me 40-vjetorin e nismës historike të nisur nga Papa Gjon Pali II në vitin 1986 dhe zhvillohet nga 25-27 tetor 2026.

Në këtë takim ndërkombëtar po marrin pjesë primatë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, personalitete të larta të politikës, të kulturës, aktivistë të paqes dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende të ndryshme të botës. Punimet u hapën me mesazhin e Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Kryepiskopi Joan do të referojë në dy prej forumeve të takimit ku do të mbajë temat: “Uniteti i krishterë si udhëtim në të Vërtetën dhe Paqen” (Një perspektivë orthodhokse) dhe “Martirët bashkëkohorë: dëshmitarë të mirësisë”.

Ceremonia përmbyllëse do të zhvillohet më 27 tetor në Sheshin e Poshtëm të Bazilikës së Shën Franceskut nga ku do të jepet një apel global për paqen./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.