Lajme Zone
Kryente veprime të turpshme para shkollës artistike 'Jakov Xoxa', arrestohet këngëtari fierak (EMRI)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kryente veprime të turpshme para shkollës artistike 'Jakov Xoxa', arrestohet këngëtari fierak (EMRI)

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se kryente veprime të turpshme pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Rastin e denoncuan nxënëset e shkollës.

FIER- Këngëtari fierak, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Sipas mediave, kanë qenë vetë nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncim në polici përmes një telefoante, duke vënë në lëvizje Policinë e Fierit. Këngëtari Xhaferri prej kohësh kryente veprime të turpshme para ambienteve të shkollës. Pas telefonatës, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë, ku pritet edhe të merret në pyetje. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet për veprën penale “Vepra të turpshme”. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. LEXO EDHE:Zjarret në Fier dhe Lushnjë, arrestohen 3 persona! Flakët rrezikuan sera, banesa dhe Parkun e Apolonisë (VIDEO) -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: erind xhaferi perndjekje ngacmim seksual Fier Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.2% Jo 24.6% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2517 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?