Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se zona Shengen pa kontrolle kufitare të brendshme mund të ruhet vetëm nëse mbrohen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. “Unë ende besoj fuqimisht se zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të Unionit mbrohen dhe nëse të gjithë kontribuojnë në luftën kundër kontrabandistëve”, tha Meloni pas një takimi me kryeministrin belg Bart De Wever në Romë. LEXO edhe...Vizita në Moskë e Kiev, Witkoff: Përparim në bisedime! Burnham: SHBA-Vritani, angazhim për armëpushimin Ajo e deklaroi këtë duke komentuar vendimin e Italisë për të zgjatur pezullimin e rregullave të Shengenit për Spanjën pas krizës në enklavën spanjolle të Ceutës, ndaj së cilës Madridi iu përgjigj me të njëjtën masë. Meloni komentoi edhe luftën në Ukrainë dhe në Iran, ku theksoi se Italia vazhdon të mbështesë së bashku me partnerët e saj europianë rrugën drejt një armëpushimi. “Diskutuam krizat kryesore që po vazhdojnë, nga Irani te lufta në Ukrainë, edhe në dritën e zhvillimeve të fundit. Ju patë takimet e të dërguarve amerikanë, së pari në Moskë dhe më pas në Kiev. Italia, si gjithmonë, vazhdon të bëjë pjesën e saj, së bashku me partnerët e saj evropianë, për të promovuar një rrugë të negociuar drejt një paqeje që duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme", tha Meloni. Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran lufta ne ukraine BE shengen giorgia meloni itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 79.3% Magjistratëve 14.9% Nuk e di 5.8% Vota total: 1073 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

