Lajme Zone
Kryeministri Rama publikon pamjet nga Tale-Lezhë: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri Rama publikon pamjet nga Tale-Lezhë: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës, duke vënë në fokus ndërhyrjet në zonën e Tales.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës, duke vënë në fokus ndërhyrjet në zonën e Tales. Përmes pamjeve të publikuara, kreu i qeverisë ka prezantuar infrastrukturën e re në këtë zonë bregdetare, e cila synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe të përmirësojë aksesin për banorët dhe pushuesit.

Sipas kryeministrit, investimi pritet t’i japë një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës, duke përmirësuar lidhjen me zonat turistike dhe duke krijuar kushte më të mira për vizitorët.

“📍Tale, Lezhë – Një tjetër infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës🌊☀️🇦🇱”, shkruan Rama. Top Channel