Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në procesin e anëtarësimit në BE, duke nënvizuar se vendi tashmë ka një rrugë të qartë drejt Bashkimit Europian. “Kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Vendi është në momentin më të mirë në shumë aspekte”, shprehet Kryeministri Rama, ndërsa Financial Times evidenton Shqipërinë mes vendeve kandidate që po avancojnë konkretisht në procesin e reformave dhe negociatave. LEXO edhe...Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII, Rama publikon pamje: Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë i aksesueshëm me 2 korsi vajtje-ardhje (VIDEO) Artikulli e vendos zgjerimin e BE-së në një kontekst të ri gjeopolitik, ku integrimi europian nuk është më vetëm një proces ekonomik, por edhe një zgjedhje strategjike për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e Europës. Për 13 vjet me radhë, klubi i vendeve të Bashkimit Evropian nuk ka pranuar asnjë anëtar të ri. Por, në kushtet e paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe konkurrencës në rritje mes fuqive të mëdha, presioni për të rihapur dyert e zgjerimit po shtohet. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së Brukselit për të projektuar një ndjenjë sigurie dhe uniteti përballë provokimeve të Presidentit amerikan Donald Trump, institucionet evropiane vazhdojnë të përballen me pasiguri lidhur me zgjerimin e mundshëm të bllokut. Ndërsa udhëheqësit e vendeve kandidate kërkojnë përparim më të shpejtë në procesin e anëtarësimit, nën presionin e qytetarëve të paduruar dhe gjithnjë e më të pakënaqur, drejtuesit e vendeve anëtare të BE-së shqetësohen se struktura e bllokut, si edhe votuesit e tyre skeptikë, nuk janë ende të gatshëm për pranimin e anëtarëve të rinj. Fillimisht, shenjat dukeshin premtuese. Pas tronditjes së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, zgjerimi nisi të shihej jo vetëm si një politikë, por edhe si një çështje sigurie. Pas një dekade stagnimi, procesi fitoi ritëm, duke rritur shpresat se një vend i ri mund t'i bashkohet Bashkimit Evropian brenda dy viteve të ardhshme. R.Xh/ReportTv.al edi rama Financial Times BE zgjerimi i BE Bruksel Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 59.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2303 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

