Lajme Zone
Kryeministri nuk heq dorë nga dialogu me studentët, përsërit ftesën nga “Sofra e Gurtë”
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri nuk heq dorë nga dialogu me studentët, përsërit ftesën nga “Sofra e Gurtë”

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë. Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur sërish “Sofra e Gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.

Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e sofrës në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me mesazhin “Mirëmëngjes”, ndërsa u ka bërë thirrje studentëve të pranojnë ftesën për bisedime.

Rama ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve, si dhe për të shqyrtuar propozimet e tyre lidhur me problematikat e ngritura.

Megjithatë, deri më tani, protestuesit nuk e kanë pranuar ftesën e kryeministrit, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij. Top Channel