Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Bashkia Fier


Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro këmbëngul se institucioni që ai drejton të mos shkrihet me Bashkinë Fier. Gjatë konsultimit publik të mbajtur me qytetarët për reformën territoriale, kryebashkiaku socialist argumentoi se indeksi i funksionalitetit të Bashkisë Patos është më i lartë se ai i Bashkisë Fier, gjë që ngre pikëpyetje për shërbimet që do të marrin qytetarët nëse propozimi i mazhorancës miratohet nga Kuvendi.

Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro këmbëngul se institucioni që ai drejton të mos shkrihet me Bashkinë Fier. Gjatë konsultimit publik të mbajtur me qytetarët për reformën territoriale, kryebashkiaku socialist argumentoi se indeksi i funksionalitetit të Bashkisë Patos është më i lartë se ai i Bashkisë Fier, gjë që ngre pikëpyetje për shërbimet që do të marrin qytetarët nëse propozimi i mazhorancës miratohet nga Kuvendi. Kryebashkiaku Duro vuri theksin edhe te përfaqësimi në këshillin bashkiak të Bashkisë së Madhe Fier, ku Patosi mund të ketë 3 këshilltarë. Sipas tij, 3 këshilltarë nuk do të kenë asnjëlloj ndikimi në vendimmarrje. Këshilltarët thonë se drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku i ka prerë në besë, pasi pak kohë më parë iu premtoi se Bashkia Patos nuk do të zhbëhet, duke kërkuar prej saj të ngrejë kartonin kundër në Kuvend. Procesi i konsultimit publik do të vijojë edhe në njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë Patos. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb