Lajme Zone
Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator: Qytetarët s’mund të ndëshkohen se nuk votuan VV-në
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator: Qytetarët s’mund të ndëshkohen se nuk votuan VV-në

Ai akuzoi Qeverinë Kurti se po bllokon fondet dhe investimet për komunat për shkak të rezultatit zgjedhor, ndërsa tha se paratë e qytetarëve duhet të kthehen në investime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës që do të mbahet më 1 shtator në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, duke akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave dhe investimeve. “Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Sipas tij, fondet që mblidhen nga taksat e qytetarëve duhet të kthehen në investime për shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte të tjera, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë. LEXO EDHE:‘Hapni arkivat për të zhdukurit’, Kurti i kërkon Serbisë të ndihmojë në gjetjen e të humburve gjatë luftës në Kosovë “Kryeqyteti është i qytetarëve të tij. Nuk është vend ku pushteti qendror zbras inate politike, komplekse dhe motive të dyshimta për mos me u zhvillu ky vend! Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton të centralizohet në një dorë, kjo është rruga drejt autokracisë. Na nuk kemi me leju këtë! Prishtina është e Prishtinalive dhe e krejt Kosovës, dhe s’kemi me leju një njeri me plane e motive të dyshimta me nal zhvillimin e me përça një popull”, shkroi Rama Share U.D/Shqiptarja.com TAG: Albin Kurti proteste prishtine kosove perparim rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 32.1% Drejtësia 65.2% Nuk e di 2.7% Vota total: 374 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?