Lajme Zone
Tabaku reagon ndaj një postimi fake në emër të Ramës, i përgjigjet Agjencia për Media dhe Informim: Kërko falje! Deputetja e PD e fshin
PolitikëReport TV

Tabaku reagon ndaj një postimi fake në emër të Ramës, i përgjigjet Agjencia për Media dhe Informim: Kërko falje! Deputetja e PD e fshin

Agjencia për Media dhe Informim përgënjeshtroi një postim të shpërndarë nga Jorida Tabaku, ku në emër të Edi Ramës pretendohej se qeveria nuk do ta shfuqizonte ligjin për Zonat e Mbrojtura, pasi “populli shqiptar ka zgjedhur rrugën e referendumit”.

TIRANË- Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar pas një postimi të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke deklaruar se një status që ajo kishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe që i atribuohej kryeministrit Edi Rama ishte i falsifikuar. Në postimin e saj, Tabaku i referohej një statusi të publikuar në emër të Ramës, sipas të cilit kryeministri pretendohej se kishte reaguar ndaj kërkesës së Parlamentit Europian për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Në statusin që MIA e cilëson të falsifikuar, Ramës i atribuohej deklarata se qeveria nuk do ta shfuqizonte ligjin, pasi “populli shqiptar ka zgjedhur rrugën e referendumit”. LEXO edhe...Ben Andoni: Qorrsokaku i elitës tonë Në të njëjtin postim pretendohej se Rama kishte shkruar se qeveria do të respektonte “vullnetin e sovranit” dhe se nëse në shtator do të pyetej përse ligji nuk ishte shfuqizuar, përgjigjja e tij do të ishte se “populli ka vendosur që të vendosë vetë”. Në foton që ka ndarë MIA, nga postimi i Tabakut, kjo e fundit akuzonte kryeministrin se po përdorte referendumin si justifikim për të shmangur përgjegjësinë, pasi Parlamenti Europian, sipas saj kishte kërkuar shfuqizimin e ligjit. Ajo shkruante gjithashtu se kur socialistët e votuan ligjin, “nuk e pyetën popullin”, ndërsa tani kryeministri, sipas saj, “kujtohet për sovranin”. Pas postimit të Tabakut reagoi Agjencia për Media dhe Informim, e cila mohoi që statusi të ishte publikuar nga kryeministri “Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të falsifikuar(fake), i cili i atribuohet në mënyrë të rreme Kryeministrit Edi Rama. Bëjmë me dije se ky tekst nuk është publikuar nga Kryeministri dhe nuk përmban asgjë të vërtetë. Do të ishte e udhës që znj. Tabaku ta tërhiqte ripostimin dhe t’u kërkonte ndjesë atyre që kanë rënë pre e këtij falsifikimi”, shkruan MIA. Tabaku duket se e ka fshirë këtë postim, pasi nuk gjendet më në rrjetet e saj sociale, ndërsa deri më tani nuk i është përgjigjur këtë reagimi të MIA-s. Postimi i Jorida Tabakut (i publikuar nga MIA) Reagimi i MIA SI.E./ReportTv.al Jorida Tabaku agjencia per media dhe informim edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3% Vota total: 604 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?