Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, është paraqitur këtë të martë në SPAK. Ende nuk dihen arsyet pse Sefa është thirrur në SPAK.
Sipas raportimeve të mëparshme, ndaj kryebashkiakes ka pasur kallëzim nga një qytetar për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Eriselda Sefa mori detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë së Lushnjës në korrik të vitit 2021.
Emërimi i saj erdhi pas shkarkimit nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe./ CNA View this post on Instagram A post shared by CNA TV (@cnatv.lajme) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

