Eriselda Sefa, kryetarja e bashkisë së Lushnjes, është paraqitur sërish në SPAK. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Zyrtarja socialiste nuk ka bërë asnjë komunikim për mediat dhe mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë të cilët ajo ka dijeni. Top Channel

