Lajme Zone
Krujë/ Zjarr i madh në fshatin Bilaj po rrezikon banesat! Në Nikël flakët djegin kamperin, rrezikohen magazina...
SportSyri

Krujë/ Zjarr i madh në fshatin Bilaj po rrezikon banesat! Në Nikël flakët djegin kamperin, rrezikohen magazina...

Në moshën 77-vjeçare, kur vitet e punës do të duhej të ishin pas tij, Pelivan Koçi nga fshati Baltëz i bashkisë Fier vijon të punojë për të siguruar të ardhura shtesë për familjen.

Në moshën 77-vjeçare, kur vitet e punës do të duhej të ishin pas tij, Pelivan Koçi nga fshati Baltëz i bashkisë Fier vijon të punojë për të siguruar të ardhura shtesë për familjen. Pensionisti, i cili për disa vite ka punuar në rafinerinë e naftës në Fier, thotë se pensioni prej rreth 10 mijë lekësh në muaj nuk mjafton për të përballuar shpenzimet e jetesës.Lexo edhe:Parashikimi i motit për sot, 4 shtator 2026, ja sa do të jenë temperaturat Për këtë arsye, bashkë me bashkëshorten, ai ka zgjedhur t’i rikthehet një zanati të trashëguar nga prindërit e tij: prodhimit artizanal të fshesave. "Pensioni nuk na del për të përballuar të gjitha nevojat. Është punë e lodhshme, por kënaqemi kur punojmë, shesim dhe arrijmë të sigurojmë diçka për nevojat tona. Në këtë moshë dhe me problemet shëndetësore që kemi, mhemi të nxjerrim muajin." Çdo sezon vere, nga muaji maj deri në fund të shtatorit, çifti shkon në bregdetin e Semanit. Me një karrocë mbledhin shkurret që rriten në këtë zonë dhe i transportojnë në shtëpi, ku nis procesi i përpunimit. Bima fillimisht thahet dhe më pas përzgjidhet e ndahet në pjesë të barabarta. Pjesët lidhen me njëra-tjetrën me anë të lidhëseve prej shkurre, zhuke, duke marrë gradualisht formën e fshesës tradicionale. Është një proces tërësisht artizanal, që kërkon kohë, durim dhe punë fizike. "Shkojmë në bregdet, mbledhim shkurret, i sjellim dhe i thajmë. Pastaj i ndajmë në pjesë të barabarta dhe i lidhim. Kështu bëhet fshesa. Kur punojmë të dy bashkë, mund të bëjmë deri në 50 fshesa në ditë." Pavarësisht se është një zanat i vjetër, Pelivani thotë se kërkesa për këto produkte nuk mungon. Çmimi i një fshese varion nga 700 deri në 1 mijë lekë të vjetra, ndërsa porositë vijnë kryesisht nga persona që e njohin prej vitesh, por edhe përmes rrjeteve sociale. Madje, së fundmi, një biznesmen që ka një pulari i ka porositur rreth 100 fshesa. "Treg ka. Kemi klientë që na njohin dhe kemi bërë edhe postime në rrjetet sociale. Kemi vendosur edhe numrin e telefonit dhe na kontaktojnë. Kështu arrijmë të sigurojmë disa të ardhura shtesë." Prej më shumë se pesë vitesh, Pelivani dhe bashkëshortja e tij e ushtrojnë këtë aktivitet çdo verë. Përveç tyre, edhe disa banorë të tjerë të zonës merren me prodhimin e fshesave artizanale. Por ajo që e shqetëson 77-vjeçarin është mungesa e të rinjve që duan ta mësojnë dhe ta trashëgojnë këtë zanat. "Të rinjtë shikojnë gjëra të tjera. Nuk kanë shumë interes për këto zanate të vjetra. Ne do të donim që ky profesion të mos humbiste dhe të trashëgohej te brezi i ri." Në një kohë kur zanatet tradicionale po zhduken gradualisht, historia e Pelivan Koçit është një shembull i përpjekjes për të mbajtur gjallë një traditë të vjetër, por edhe për të siguruar të ardhura në një moshë kur puna është kthyer në domosdoshmëri. Me një karrocë, disa shkurre të mbledhura në bregdetin e Semanit dhe një zanat të trashëguar nga prindërit, 77-vjeçari vijon të punojë çdo ditë, duke e kthyer traditën në një mënyrë për të përballuar jetesën.