Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Krujë, destinacioni i turizmit kulturor/ Kalaja dhe pazari karakteristik vizitohen nga turistët e huaj


Kruja çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një prej destinacioneve turistike më të vizituara në vend.

Kruja çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një prej destinacioneve turistike më të vizituara në vend.

Historia, kalaja dhe Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” vijojnë të jenë ndër pikat kryesore që tërheqin turistët e huaj. Krahas tyre, vizitorët ndalen edhe në pazarin karakteristik të Derexhikut, ku ndërthuren tradita, artizanati dhe kultura shqiptare.

Vetëm gjatë shtatorit Kruja po përballet me një fluks të shtuar turistësh nga vende të ndryshme të botës. Vizitorët shprehen të kënaqur nga ajo që kanë gjetur në qytetin historik. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Shume bukur, qytet I vjetwr dhe mund te imagjinoj sesi njerezit kane jetuar ketu dhe kane bere bizneset e tyre ketu. Ka nje pamje te jashtezakonshme. Shqiperia eshte nje vend I sigurte me njerez te sjellshem dhe jam shume e lumtur qe jam ketu.”

“Qyteti I vjeter eshte I mrekullueshem, ne qendruam aty mbremjen e kaluar dhe te qendrosh ne nje keshtjelle te vjeter eshte fantastike. Nuk kemi qene ne shume vende ne Shkoder dhe ne kruje por ketu eshte shume mire.”

Për drejtorin e Muzeut në Krujë, Mehdi Hafizi, muaji shtator po shënon një tjetër periudhë me numër të lartë vizitorësh. Ai thotë se turistët që mbërrijnë në qytet vijnë nga kombësi të ndryshme, ndërsa historia dhe pozicioni gjeografik i Krujës mbeten avantazhe të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet